Ka shënuar mbi 500 gola me të rinjtë, Milani mund ta bëjë Camardën debutuesin më të ri në histori

10 months ago 45

Francesco Camarda është informuar se do të marrë një thirrje për ndeshjen e ardhshme të Milanit në Serie A kundër Fiorentinës, pasi adoleshenti u paraqit në stërvitjen e ekipit të parë.

Sulmuesi 15-vjeçar, i cili thuhet se ka shënuar mesatarisht rreth 5.5 gola për lojë në nivelin e të rinjve, ka thyer rekorde rregullisht këtë sezon.

Në shtator, një gol për Milan U19 në përballjen e tyre kundër Sassuolo ishte i pari i shënuar nga një lojtar i lindur në vitin 2008 në të gjithë Primaveran.

Më pas, ai u bë italiani më i ri që shënoi në Youth League të UEFA-s në moshën 15 vjeç e 195 ditë, kur shënoi një dygolësh kundër Newcastle United.

🚨🔴⚫️ AC Milan are considering to call 2008 born Italian talent Francesco Camarda as part of the first squad for the upcoming game vs Fiorentina.

Camarda, 15 years old — already scored 3 goals vs PSG and Newcastle in Youth League.

New deal will also be offered soon. pic.twitter.com/tZpAmVHEVT

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 23, 2023

Dhe së shpejti, Camarda bëri më shumë histori duke u bërë lojtari më i ri në histori që shënon në të tre turnetë kryesor të U-19.

Si rezultat i formës së tij, Camarda u ftua në stërvitjen e ekipit të parë këtë muaj pasi Milani vazhdon të luftojë me dëmtimet.

Olivier Giroud është suspenduar për dy ndeshje pasi u përjashtua me karton të kuq në përballjen e tyre kundër Lecces, ndërsa Noah Okafor mori një goditje në detyrën ndërkombëtare me Zvicrën.

Francesco Camarda with the first team for the training session. pic.twitter.com/XZzlDlhXGB

— Milan Posts (@MilanPosts) November 16, 2023

Të dy do të mungojnë në ndeshjen e së shtunës kundër Fiorentinës, që do të thotë se Stefano Pioli ka mundësi të kufizuara në fazën e sulmit,

Luka Jovic ka të ngjarë të fillojë si titullar, ndërsa Camarda pritet të marrë thirrjen e tij të parë në skuadrën e parë, sipas Fabrizio Romanos.

Camarda, i cili ka shënuar shtatë gola në 13 ndeshje për skuadrën Primavera të Milanit këtë sezon, do të marrë gjithashtu një marrëveshje të re në të ardhmen e afërt. /Telegrafi/

Read Entire Article