Këtë gjë mund ta bëjë vetëm Manchester United – nga tri gola epërsi, pranon tre gola nga ekipi i kategorisë së dytë

6 months ago 6

Manchester United dhe Coventry kanë barazuar me rezultat 3-3 në kohën e rregullt në gjysmëfinalen e FA Cup që po zhvillohet në ‘Ëembley’.

Djajtë e kuq e nisën shumë mirë ndeshjen, duke rrezikuar të parët me Marcus Rashford, por pa sukses.

Në minutën e 23-të, Man Utd zhbllokoi sfidën duke shënuar me Scott McTominay, që gjeti rrjetën pas asistimit të Diogo Dalot për 1-0.

He just keeps on scoring goals 🤌

Scott McTominay with the finish after a fantastic overlap and cross from Diogo Dalot 👏#EmiratesFACup pic.twitter.com/bTs7bIPHzm

— Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) April 21, 2024

Pas golit u hap ndeshja dhe kishte raste nga të dyja palët, por golin e dytë e shënuan sërish Djajtë e Kuq.

Ishte Harry Maguire që gjeti rrjetën në fundin e pjesës së parë për 2-0.

HARRY MAGUIRE 💪

The @England and @ManUtd defender rises highest to do what he does best 🤩#EmiratesFACup pic.twitter.com/0yizXjUQ7t

— Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) April 21, 2024

Me të filluar pjesa e dytë, Man Utd shtoi epërsinë në 3-0 me golin e Bruno Fernandes.

Bruno Fernandes gets in on the scoring for @ManUtd 🤩#EmiratesFACup pic.twitter.com/gOuiZ4fB1R

— Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) April 21, 2024

Me këtë rezultat u mendua që Djajtë e Kuq vetëm se kishin siguruar fitore, por që nuk doli ashtu, pasi që Coventry u lëshua në sulm.

Ellis Simms hapi ndeshjen me një gol në minutën e 71-të për 3-1.

What a moment for @Coventry_City 🤩

Ellis Simms bags at Wembley!#EmiratesFACup pic.twitter.com/rPkbxkOC33

— Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) April 21, 2024

Nuk vonoi shumë dhe Coventry sërish arriti të shënojë, kësaj radhe me Callum O’Hare për 3-2.

THEY'VE GOT ANOTHER 🤯@Coventry_City are back in it!#EmiratesFACup pic.twitter.com/9kHEph4IJO

— Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) April 21, 2024

Minutat e fundit, skuadra e nivelit të dytë të futbollit anglez filloi golin e barazimit.

Coventry fitoi penalti në kohën shtesë dhe Haji Wright ishte i saktë nga pika e bardhë për 3-3.

WHAT. A. COMEBACK 🤯😳@Coventry_City have come from three goals down to level against @ManUtd 😱#EmiratesFACup pic.twitter.com/CTPT8QnOAx

— Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) April 21, 2024

Skuadrat nuk arritën të shënonin në minutat e mbetur dhe ndeshja shkoi në vazhdime. /Telegrafi/

Read Entire Article