Kuka pas medaljes së artë të Distrisë: Mbretëresha e Evropës nga Kosova ime e dashur

5 months ago 3

Distria Krasniqi shkëlqeu sot në Kampionatin Evropian për Senior të xhudos duke rrëmbyer medaljen e artë.

Në kategorinë për atletet deri në 52 kilogramë, Krasniqi tregoi aftësinë e saj të jashtëzakonshme duke siguruar katër fitore rresht, për të kulmuar triumfin me një fitore kundër italianes Odette Giuffrida në finalen e shumëpritur.

Pas fitores, trajneri i ekipit kombëtar të xhudos së Kosovës, Driton Kuka, nuk nguroi të ndajë krenarinë e tij për arritjen e dishepullit të tij, duke e përshkruar Krasniqin si “Mbretëresha e Evropës nga Kosova ime e dashur”. Kjo medalje e artë jo vetëm që nderon Krasniqin, por edhe shenjë e suksesit të vazhdueshëm të xhudos kosovare në arenën ndërkombëtare.

Postimi i plotë i Kukës në Facebook (pa ndërhyrje):

Live pas finales …

Disi Mbretëresha e Evropes nga Kosova ime e dashur!

Kategoria 52 kg

Kampione Evropiane qofsh faqebardhë krejt jeten!

Xhudo gjithmonë dhe kurdoherë për shtetin e popullin Shqiptar me punë e sakrificë!

Dominim në Kampionatin Evropian në Zagreb 🇽🇰❤️🇦🇱

Xhudo e Kosoves institucioni më i fuqishëm i vendit tim,mos harroni asnjëherë! /Telegrafi/

Read Entire Article