Ky Leverkusen nuk “vdes” kurrë – shpëton nga disfata e parë në sekondat e fundit në derbin me Dortmundin

6 months ago 11

Bayer Leverkusen i ka shpëtuar sërish humbjes në sekondat e fundit të takimit, pasi barazoi 1-1 me Dortmundin në në kuadër të javës së 30-të në Bundesliga.

Përkundër disa shanseve të mira nga dy skuadrat në pjesën e parë, ato nuk u konkretizuan dhe shkuan në pushimin mes pjesëve pa ndryshim rezultati.

Por, pjesa e dytë i la një shije të hidhur kampionit, pasi pësoi golin e disfatës.

Ishte Niclas Fullkrug, ai që shënoi për 1-0, pasi realizoi në minutën e 81-të me një asistim nga Marceel Sabitzer, derisa u mendua se ia shkaktuan humbjen e parë Leverkusenit.

Për më keq, Victor Boniface u ndëshkua me karton të kuq pas nëntë minutash, duke e bërë një gjë të tillë një fakt të kryer.

🚨🚨| GOAL: JOSIP STANISIC EQUALISES FOR BAYER IN THE 97TH MINUTE!!!

Dortmund 1-1 Bayer Leverkusen pic.twitter.com/h3QKewdBOU

— CentreGoals. (@centregoals) April 21, 2024

Por, Josip Stanisic shënoi në minutën e 90+8-të me një asistim të Florian Wirtz për rezultatin 1-1.

Kështu, Leverkuseni ka arkëtuar 80 pikë, ndërsa Dortmundi që është në të pestin me 57 sosh. /Telegrafi/

Read Entire Article