Lëndimi me Kosovën i kushton Milot Rashicës me dy javë ndalesë

10 months ago 23

Sulmuesi i krahut, Milot Rashica do të jetë jashtë fushës për dy javë pas dëmtimit të pësuar me Kosovën në ndeshje me Izraelin.

Për këtë gjë Rashica do t’i mungojë Besiktasit në ndeshjen e fundjavës në Superligën e Turqisë dhe me gjasë edhe një ndeshje pas në garat evropiane.

Sulmuesi i Besiktasit ishte realizator i golit të fitores së Kosovës ndaj Izraelit më 12 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë që u mbyll 1-0.

Pas ndeshjes ai kishte dhimbje dhe mungoi në ndeshjet me Zvicrën dhe Bjellorusinë, të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024.

Mungesën dyjavore të Rashicës 27-vjeçar, të enjten e kanë konfirmuar mediat në Turqi, pasi ai ka një lëndim muskulor në këmbën e djathtë.

Ndeshjet ndaj Samsunsporit  dhe Club Brugge, ai nuk do të jetë me ekipin, ndërsa parashikohet të kthehet ndaj Ankaragucu.

Rashica deri tani me klubin turk ka dy gola të shënuar e dy asistime në të gjitha garat, në 15 paraqitje. /Telegrafi/

Read Entire Article