Liverpooli duket se i thotë lamtumirë titullit në Ligën Premier me humbjen nga Evertoni

5 months ago 12

Liverpooli ka pësuar humbje 2-0 në udhëtim te Evertoni në ndeshjen që ishte planifikuar të luhej në xhiron e 29-të.

Me këtë humbje, duket se The Reds i kanë thënë lamtumirë titullit kampion të këtij sezoni, që është i fundit për Jurgen Kloppin në Anfield.

Në minutën e 27-të, Jarrod Branthwaite realizoi golin e epërsisë për Evertonin, me çka edhe u mbyll pjesa e parë.

HT. Branthwaite's strike gives us the lead at the break. Good half, Blues! 👏

🔵 1-0 🔴 #EVELIV pic.twitter.com/WdibscgF0i

— Everton (@Everton) April 24, 2024

Në 45 minutat e dytë, Liverpooli ishte edhe më kërkues, por që lëshuan dhjetëra raste si në pjesën e parë.

Goditjen e fundit të kuqve ua dha Dominic Calvert-Leëin, kur realizoi me kokë në minutën e 58-të, nga një harkim nga këndi prej McNeil.

Me këtë humbje, Liverpooli mbetet në vendin e dytë me 74 pikë, tri më pak se lideri Arsenali dhe një më shumë se Manchester City që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara. /Telegrafi/

Read Entire Article