Liverpooli fiton me rezultat komod në udhëtim te Fulhami

6 months ago 11

Liverpooli ka triumfuar 3-1 në udhëtim te Fulhami në kuadër të javës së 34-të në Ligën Premier.

Pas 32 minutash lojë, The Reds kaluan në epërsi me golin e Trent Alexander-Arnold.

Por, vendasit nuk u dorëzuan dhe i barazuan shifrat në 1-1 me golin e Timothy Castagne (45+2’), e me kaq edhe përfundoi pjesa e parë.

Level at the break. #FULLIV pic.twitter.com/bqDv1XluUK

— Liverpool FC (@LFC) April 21, 2024

45 minutat e dytë ishin të gjithë për Liverpoolin, me mysafirët që realizuan dy herë.

Epërsinë e skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klopp e riktheu Ryan Gravenberch, kur realizoi për 2-1 në minutëne 53-të me një asistim të Harvey Elliott.

DIOGOOOOOOO!!!!!!!!! pic.twitter.com/Han7P5jaYr

— Liverpool FC (@LFC) April 21, 2024

Për 3-1 u përkujdes Diogo Jota, ndërsa Cody Gakpo ishte në listën e asistuesve.

Pas javës së 34-të, Liverpooli ka 74 pikë, aq sa ka edhe Arsenali, ndërsa në xhiron e 35-të takohet me Evertonin. /Telegrafi/

Read Entire Article