Liverpooli humbet garën për shërbimet e Ruben Amorim, tekniku portugez afër kalimit tek një tjetër klub anglez

5 months ago 5

Ruben Amorim është paralajmëruar se do të kalojë në Ligën Premier dhe lëvizja e tij e ardhshme tani është bërë e qartë.

Amorim ka marrë lavdata për punën e tij me Sporting Lisbonën, duke fituar ligën e Portugalisë në vitin 2021, ndërsa e ka udhëhequr ekipin e tij në krye të tabelës përsëri, duke qëndruar në krye me 10 pikë më shumë se Benfica, teksa kanë mbetur edhe katër ndeshje para përfundimit të kampionatit.

39-vjeçari po cilësohet si një ndër trajnerët më të kërkuar në Evropë, dhe është lidhur fortë me një kalim në Ligën Premier.

Sidoqoftë, sipas raportimit nga The Athletic, një lëvizje në ‘Anfield’ tani duket se nuk do të ndodhë pasi një tjetër klub anglez e ka bërë Amorim prioritetin e tyre kryesor.

West Hami besohet se janë duke u bërë gati të sigurojnë shërbimet e Amorim si zëvendësim i David Moyes, duke u bërë prioriteti kryesor i tyre, ndërsa ata ishin të interesuar edhe për Julen Lopeteguin.

Raporti shton se Amorim ka qenë në konsideratë nga shefat e Liverpoolit, por tani duket se kjo lëvizje nuk do të ndodhë dhe Liverpooli duhet të fokusohet në alternativa të tjera.

Ëest Hami mometnalisht gjendet në pozitën e tetë në tabelën e Ligës Premier dhe do të ballafaqohet me Liverpoolin në ‘London Stadium’ të shtunën./Telegrafi/

Read Entire Article