Llapi pret Fushë Kosovën në Podujevë, formacionet zyrtare

6 months ago 10

Llapi do të jetë nikoqir i Fushë Kosovës në duelin që do të luhet sot (e diel) me fillim nga ora 15:00 në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

Llapi synon rikthimin tek fitoret pasi në dy ndeshjet e fundit ka pësuar 1-0 ndaj Dritës dhe ka barazuar 1-1 me Dukagjinin.

Me një fitore eventuale, Llapi do të barazohej me pikë me Dritën që momentalisht pozicionohet në vendin e dytë me 58 pikë të grumbulluara.

Fushë Kosova në anën tjetër praktikisht mund të konsiderohet ekip i rënë nga liga dhe në këtë ndeshje vjen pa fitore në katër takimet e fundit.

Në ndeshjen e fundit mes këtyre dy skuadrave kishte triumfuar Llapi me rezultat 3-0.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Avdyli, Emini, Hyseni, Ramadani, Rama, Krasniqi, Bytyqi, Cobian, Musolli, Januzi, Bekteshi.

Fushë Kosova: Pas pak…

/Telegrafi/

Read Entire Article