Max Allegri tregon se sa pikë i duhen Juventusit që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve

6 months ago 10

Juventusi barazoi 0-0 me Torinon në derbi dhe zgjati serine negative si mysafir me pesë ndeshje radhazi jashtë pa fitore.

Në konferencën për shtypin pas ndeshjes Max Allegri, trajner i “Zonjës së Vjetër”, nuk e fshehu zhgënjimin për mungesën e suksesit.

“Jemi të zhgënjyer. Në pjesën e parë bëmë mirë, në pjesën e dytë u zmbrapsëm, por patëm situata që duhej t’i shfrytëzonim më mirë”.

“Gjëja e rëndësishme është të sigurojmë kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Do të përpiqemi të grumbullojmë sa më shumë pikë”.

“Do të shkojmë në Cagliari të premten dhe më pas do të luajmë finalen. Mendoj se na duhen ende shtatë pikë për Ligën e Kampionëve”, ka thënë Allegri. /Telegrafi/

Read Entire Article