Mbyllet pjesa e parë: Shumë raste mes Arsenalit dhe Chelseat, por vetëm një gol

5 months ago 8

Ka përfunduar pjesa e parë mes Arsenalit dhe Chelseat në derbin që ishte programuar për javën e 29-të në Ligën Premier, derisa aktualisht edicioni është në xhiron e 34-të.

Pas vetëm pesë minutash lojë, Leandro Trossard i kaloi Gunners në epërsi me një asistim të Declan Rice.

Arsenali me këtë gol vazhdoi dominimin, duke krijuar raste të sigurat për lojë, por që u mungoi konkretizimi.

Në minutën e 22-të, Rice lëshoi një rast të madh, pasi goditja e tij nga afërt shkoi mbi portë.

Kai Havertz dhe Trossard nuk ia arritën të shënonin vetëm pesë minuta më vonë, me Djordje Petrovic që bëri dy intervenime.

Enzo shoots just wide of the post. So close to an equaliser!

🔴 1-0 🔵 [29] #CFC | #ArsChe

— Chelsea FC (@ChelseaFC) April 23, 2024

Chelsea më pas kishte dy raste të njëpasnjëshme me Marc Cucurellan dhe Enzo Fernandez, me dyshen që nuk ia dolën të shënonin.

Pjesa e parë u mbyll me kaq, ndërsa në të dytën me gjasë do të ketë së paku një gol. /Telegrafi/

Read Entire Article