“Me 5 operacione, kap Maldivet”/ Mjekë dhe punonjës të Onkologjikut ‘pazare’ me jetën e të sëmurëve me kancer, dalin sot para togave të zeza

4 months ago 12

Dalin sot para Apelit të Tiranës 7 mjekët dhe infermierët e Onkologjikut, të cilëve do t’u konfirmohen masat e sigurisë.

Ata akuzohen për ‘shpërdorim detyre’, ndërkohë bëhet fjalë për;
Edmond Gashi-Mjek në Spitalit Onkologjik ne QSUNT-arrest shtepie
Emiljano Lela-Koordinator–detyrim paraqitje
Alketa Ymeri-Mjeke-detyrim paraqitje
Brikena Qirjazi -Zv/Drejtoreshe ne QSUNT-e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik-detyrim paraqitje
Halil Gashi –arrest shtepie
Florian Marku- arrest shtepie

Sakaq, masa për Drilona Kishtën nuk u ekzekutua dot, pasi është jashtë shtetit. Prokuroria e Tiranës po heton skemën, përmes të cilës mjekë të spitalit të Onkologjikut shisnin ilaçe të spitalit tek subjektet private.

Gjykata ka miratuar kërkesën e organit të akuzës duke çuar para përgjegjësisë ligjore 8 persona, mjekë të spitalit Onkologjik në QSUT, kirurgë, ish zv/drejtoresha e përgjithshme e spitalit, Brikena Qirjazi dhe farmacistë. Hetimi i Prokurorisë arriti të zbulojë skemën se si mjekë të spitalit të Onkologjikut shisnin ilaçe të spitalit tek subjektet private.

Gjithashtu, ata dërgonin pacientët për kurim te spitalet private, ndërsa më herët kishin refuzuar t’iu jepnin shërbim në shtet duke nxjerrë alibi të tilla si pritjet dhe radhët e gjata, kur në realitet nuk rezultonin të tilla. Në lidhje me ngjarjen në fjalë pati reagime të forta në opinionin publik, por dhe atë politik. Në rrjetet sociale vërshuan reagimet në lidhje me përgjimet që ‘fundosën’ punonjësit e këtij spitali, që bënin pazare hapur, madje dhe planet për pushime luksoze në Tajlandë apo Maldive.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article