Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, me anë të një postimi në rrjetet sociale, iu ka bërë thirrje të gjithë studentëve të mjekësisë, që kanë mbaruar studimet në këtë degë, të bëhen pjesë e programeve të specializimit “Mjek Urgjence” dhe “Mjek Familje” pa konkurim.
“Këtë vit, për herë të parë kemi hapur programet e specializimit për “Mjek Urgjence” dhe “Mjek Familje” pa konkurim. Studentët që do të shpallen fitues, do të paguhen me 100% të pagës së mjekut specialist gjatë gjithë kohës së studimit.
Këto programe specializimi ofrojnë mundësi të shkëlqyera për zhvillimin profesional dhe përmirësimin e aftësive në trajtimin e emergjencave mjekësore dhe kujdesin parësor shëndetësor”, tha Koçiu.
“Nëse keni mbaruar studimet për mjekësi të përgjithshme dhe jeni në kërkim të një specializimi, ju ftojmë të bëheni pjesë e skuadrës sonë të shëndetësisë në fazën e dytë të aplikimit në dy degë prioritare.
Këtë vit, për herë të parë kemi hapur programet e specializimit për “Mjek Urgjence” dhe “Mjek Familje” pa konkurim. Studentët që do të shpallen fitues, do të paguhen me 100% të pagës së mjekut specialist gjatë gjithë kohës së studimit.
Këto programe specializimi ofrojnë mundësi të shkëlqyera për zhvillimin profesional dhe përmirësimin e aftësive në trajtimin e emergjencave mjekësore dhe kujdesin parësor shëndetësor.
Qëllimi ynë mbetet rritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore pranë vendbanimit duke përgatitur profesionistë të aftë dhe të specializuar në këto fusha të rëndësishme.
✅ Afati i aplikimit, nga data 18-24 Qershor”, shkruan ministrja Koçiu.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb