Myrto Uzuni realizon gol në fitoren e lehtë të Grandas ndaj Alaves

6 months ago 11

Myrto Uzuni ka shënuar gol në fitoren 2-0 të Granadas ndaju Alaves në kuadër të javës së 31-të në La Liga.

Pas vetëm nëntë minutash lojë, sulmuesi shqiptar realizoi nga penalltia, për ta kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Në minutën e 38-të, Lucas Boye realizoi për 2-0 me një asistim të Ruiz, e me kaq edhe përfundoi pjesa e parë.

Në 45 minutat e dytë nuk munguan rastet, por që të dy skuadrat nuk arritën t’i konkretizonin ato.

Uzuni lëshoi fushën në minutën e 75-të, duke liruar vendin për Jose Callejon, derisa deri më tani në këtë sezon ka shënuar dhjetë gola dhe ka një asistim.

Granda duket se do të luajë sërish në La Liga 2, pasi është në vendin e parafundit me 17 pikë, 11 pikë larg zonës që e mbanë në La Liga. /Telegrafi/

Myrto Uzuni scores from the penalty spot to give Granada the early 1-0 lead against Deportivo Alaves. ⚽️🇦🇱pic.twitter.com/eS7iH3MZwL

— LaLigaExtra (@LaLigaExtra) April 14, 2024

Read Entire Article