Ndër kryesorët te Real Madridi, por Andriy Lunin vetëm dy futbollistë fitojnë më pak se ukrainasi te Los Blancos

5 months ago 3

Real Madrid thuhet se është i përgatitur t’i japë Andriy Lunin një kontratë të re pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse në mungesë të Thibaut Courtois.

Portieri ukrainas është një nga futbollistët më të mirë këtë edicion të Realit dhe falë pritjeve të tiji në penallti Los Blancos shkuan në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Lunin është çuditërisht ndër lojtarët më pak të paguar të Real Madridit, ai madje fiton më pak se Arda Guler dhe Fran Garcia.

Portieri ukrainas merr një pagë prej vetëm 25,000 € neto në javë apo prej 1,35 milionë euro në vit.

Prapa ukrainasit qëndron vetëm sulmuesi Joselu që fiton 150 mijë euro më pak në vit dhe i riu Nico Paz që ka një kontratë me pagë vjetore prej 190 mijë eurove.

Real Madridi thuhet se po përgatit një marrëveshje të re katërvjeçare për Lunin, por lojtari po kërkohet edhe skuadra të mëdha si PSG, Bayern Munich dhe Manchester United. /Telegrafi/

Read Entire Article