Ndërpritet ecuria pozitive e Romës në kampionat, ‘Giallorossët’ pësojnë nga Bologna

5 months ago 5

Roma ka pësuar humbje me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Bolognas në kuadër të javës së 33-të në elitën e futbollit italian.

Vendasit patën një mundësi të artë shënimi në minutën e nëntë me anë të Stephan El Shaaraëyt, por goditja e tij përfundoi mbi traversë.

Mysafirët gjetën golin e epërsisë në minutën e 14-të përmes Oussama El Azzouzi i cili shënoi për rezultatin 1-0.

Për të dyfishuar epërsinë e Bolognas u përkujdes sensacioni i këtij viti në Serie A, Joshua Zirkzee (45’) i cili u shërbye mirë në zonë dhe e finalizoi për mrekulli aksionin për 2-0.

Two up in the capital at the break 🫡#RomaBologna #WeAreOne pic.twitter.com/junW8GN5PJ

— Bologna FC 1909 (@BolognaFC1909en) April 22, 2024

Në pjesën e dytë Roma u këndell paksa duke shënuar gol me anë të Sardar Azmoun (56’) i cili u gjend mjaft mirë në zonë për të ngushtuar rezultatin në 2-1.

Kjo nuk i mjaftoi Romës pasi ata në minutën e 65-të pësuan goditjen përfundimtare, ku Alexis Saelemaekers arriti të shënojë një super gol për rezultatin përfundimtar të takimit 3-1.

Pas kësaj humbje Roma mbetet në kuotën e 55 pikëve dhe mban pozitën e pestë në tabelë, ndërsa javën e ardhshme do të luajë në udhëtim tek Napoli./Telegrafi/

Read Entire Article