Ndodh në Angli: Klubi i Ligës Premier akuzon zyrtarisht gjyqtarin e ndeshjes si tifoz të një klubi tjetër dhe kërcënuan drejtuesit e kampionatit

6 months ago 7

Nottingham Forest akuzoi në mënyrë sensacionale gjyqtarin e VAR-it, Stuart Attwell, se ishte tifoz i Lutonit pas humbjes 2-0 ndaj Evertonit, duke pretenduar se ata u dëmtuan për tre penallti që nuk u sinjalizuan nga dhoma e VAR.

Në një deklaratë të paprecedentë për një kampionat si ai anglez, kur bëhet fjalë për ligën më të mirë në botë, Nottingham disi me tone kërcënuese ka shkruar se ata paralajmëruan se çfarë do të ndodhte, por se askush nuk i mori seriozisht dhe se do të mendonin për hapat e ardhshëm.

Sipas mendimit të tyre, tre penallti nuk janë dhënë në situatat në të cilat ka marrë pjesë futbollisti i Evertonit, Ashley Young.

“Tre vendime jashtëzakonisht të këqija – tre penallti të humbura – të cilat thjesht nuk mund t’i pranojmë. Ne paralajmëruam para ndeshjes se gjyqtari i VAR ishte një tifoz i Lutonit, por ata nuk e ndryshuan atë. Durimi ynë është testuar disa herë. NFFC tani do të marrë parasysh opsionet e tyre”, thuhet në njoftim.

Three extremely poor decisions – three penalties not given – which we simply cannot accept.

We warned the PGMOL that the VAR is a Luton fan before the game but they didn’t change him. Our patience has been tested multiple times.

NFFC will now consider its options.

— Nottingham Forest (@NFFC) April 21, 2024

Fjala vjen, Notingham Forest humbi ndeshjen në “Goodison Park” me rezultat 2-0 dhe me golat e Idrissa Gana Gueye dhe Dëight McNeil.

Everton tani ka katër pikë më shumë se Nottingham Forest, i cili është i 17-ti në renditje, një pikë më shumë se Luton, të cilin Attëell thuhet se e mbështet dhe që është skuadra e parë nën “vijën” e rënies. /Telegrafi/

Read Entire Article