“Në Euro2024 shkojmë të uritur”, Duka tregon objektivat me kuqezinjtë

10 months ago 7
14:33 23/11/2023

Armando Duka nuk ka qenë shumë i bindur në fillim për trajnerin Silvinjo. Në një intervistë për median italiane “Tuttomercatoweb”, presidenti i FSHF tregoi se si e mori vendimin për ta ulur brazilianin në stol. Për Dukën kualifikimi në Gjermani 2024 erdhi falë sakrificës dhe një pune shumë të mirë të stafit teknik.

“Mua brazilianët nuk më kanë pëlqyer shumë si trajnerë dhe kur ma propozuan nuk isha shumë i bindur. Por ama kur e takova dhe pasi folëm për projektin, atëherë më bindi. Gjithsesi sot po flasim për një mision të përmbushur. Edhe ai si trajner kaq mirë sa tek Shqipëria nuk kishte bërë askund.”

Sipas Dukës, lidhja mes futbollit shqiptar dhe atij italian është shumë e fortë pasi janë të shumtë lojtarët shqiptarë që luajnë në elitën e futbollit italian dhe kategoritë e tjera. Duka tregoi edhe objektivin e kuqezinjve në Euro 2024.

“Tani vjen pjesa e vështirë, do të takojmë ekipet e forta. Në letër arrijmë si një nga skuadrat më të dobëta, por duam të shkojmë përtej grupit. Nuk e di ku do të arrijmë, por i kemi kualitetet për të shkuar më tej. Dhe festa tashmë ka përfunduar, ne po përgatitemi për Gjermaninë. Trajneri është i uritur. Nuk dua të takoj Italinë, ata janë një ekip shumë i fortë edhe pse nuk kanë arritur rezultate të mira kohët e fundit.”

Sipas Dukës, Marvin Çuni, Medon Berisha dhe Stiven Shpendi që luajnë në Serie A janë e ardhmja e futbollit kuqezi.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article