Nga nesër Kosova lëviz pa viza në 27 vende të BE-së, fluks fluturimesh në aeroport

10 months ago 16

Nga dita e nesërme, më 1 janar, qytetarët e Kosovës do lëvizin pa viza në 27 vende anëtare të BE-së, të cilat përbëjnë të ashtuquajturën zonë Shengen.

Pas hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave, mbajtësit e pasaportave të Serbisë me vendbanim në Kosovë, do të mbeten të vetmit pa mundësinë e lëvizjes së lirë.

Ndërkohë Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka shënuar rritje të fluturimeve mbi 4% më shumë në krahasim me vitin 2022, duke kapur shifrën prej 40 mijë fluturime për vitin 2023. Po ashtu, për herë të parë në historinë e aeroportit,  kanë udhëtuar rreth 3.4 milionë udhëtarë, si dhe këto shifra udhëtimesh priten të rriten gjatë këtij viti me liberalizimin e vizave për Kosovën. Aeroporti është përgatitur për këtë numër të udhëtarëve dhe është duke investuar edhe në hapësira të reja për çfarëdo fluksi tjetër të mundshëm.

Përsa i përket liberalizimit të vizave, qytetarët janë shprehur të lumtur për këtë mundësi, kurse, agjencitë turistike shprehen se procedura për udhëtime tashmë do të jetë shumë më e lehtë.

Top Channel

Read Entire Article