Një lojtar i vetëm ia shkatërroi sezonin Barcelonës – Publikohen pamjet si katalunasit pranojnë dy gola të njëjtë si nga PSG ashtu edhe nga Real Madridi

6 months ago 4

Barcelona ka shkatërruar sezonin e tyre duke humbur dy ndeshje tejet të rëndësishme brenda pesë ditëve.

Katalunasit janë eliminuar nga Liga e Kampionëve pasi u mposhtën para adhuruesve të tyre nga Paris Saint Germain me rezultat të thellë 1-4.

Humbja në El Clasico nga Real Madridi ishte një goditje tjetër e madhe për katalunasit, pasi tani diferenca e pikëve ka shkuar në 11 pikë në të mirë të Real Madridit.

Barcelona tanimë e ka sezonin e shkatërruar, pasi nuk është në garë për asnjë trofe dhe krejt kjo ka një fajtor të vetëm.

Mbrojtësi portugez Joao Cancelo duket se është fajtori i vetëm për këto dy disfata të rënda, pasi Barcelona ka pranuar dy gola identik si ndaj PSG-së kur shënoi Ousmane Dembele ashtu edhe nga Real Madridi me Lucas Vazquez që realizoi.

Tanimë pamjet janë publikuar në rrjetet sociale ku Cancelo po akuzohet se neglizhenca e tij për të mbuluar sulmuesit kundërshtar i kushtoi Barcelonës që ta përfundoj sezonin pa trofe.

Vlen të përmendet se portugezi shkaktoi një penallti qesharake ndaj PSG-së, por edhe ndaj Realit ishin gabime të njëjta. /Telegrafi/

Conceding the same goal in a span of 5 days💀pic.twitter.com/ew61fiTG4Y

— dhes_mund (@des_xxy) April 21, 2024

Read Entire Article