Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj, në rubrikën “Opinion” në News24, duke komentuar për statusin “non grata” të Britanisë së Madhe ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha, tha se gjatë 3 viteve PD dhe z. Berisha janë përballur me shumë përplasje dhe koha tregoi se demokratët dhe shumica e elektoratit shqiptar beson te lidershipi i kreut të PD-së.
Gjekmarkaj tha se do të donim që vendimet mos kishin ekzistuar që në gjenezë, pasi z. Berisha u sanksionua 10 vite pasi u largua nga pushteti.
Gjekmarkaj tha se duke lexuar vendimin e djeshëm nga Britania e Madhe sheh se nuk ka fakte, është një rendim retorik.
“Faktet ndaj Berishës nuk kanë mbërritur kurrë, ndaj bazuar në standardet demokratike, çdokush duhet të bazohet në fakte dhe të dalë e vërteta”, tha Gjekmarkaj.
Deputeti demokrat tha se nuk e di mirëfilli sepse u shpall nga Qeveria britanike “non grata” Sali Berisha, por mund të ndodhë që pas 1 viti qeveria e re në Britaninë e Madhe apo edhe në SHBA mund të shohë se është bërë një gabim në rastin e ish-Kryeministrit dhe mund të ndryshojë situata, atëherë çfarë do të thonë të gjithë ata që sot hedhin baltë dhe akuza ndaj PD dhe z. Berisha.
Lidhur me vendimin për vulën dhe logon, Gjekmarkaj tha se ishte një vendim patriotik, i duhur, edhe pse i vonuar.
Gjekmarkaj tha se do të ishte një marrëzi nëse do të jepej një vendim tjetër që do të mbante peng opozitën, kundrejt një mazhorance që nuk meriton të qeverisë Shqipërinë, por çdo vend të Botës së 3-të.
“Ka ardhur koha që shqiptarët të çlirohen nga kjo qeveri. Nëse do të vijonte mbajtja peng e opozitës, do të ishte një vendim i marrë. Bashkimi ishte një nga faktorët përcaktues në vendimin e Gjykatës së Apelit”, tha Gjekmarkaj.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb