Organizoni lojëra fati, me celularë, kapen në flagrancë dhe procedohen penalisht 5 persona në Fier.
Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, i DVP Fier, si rezulat i kontrolleve të vazhdueshme në ambiente të ndryshme, me qëllim goditjen e veprimtarisë së jashtëligjshme të lojërave të fatit, ka goditur 1 rast të kësaj veprimtarie, në një lokal në lagjen “Kastrioti”. Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: A. P., 37 vjeç dhe E. C., 52 vjeç, të dy banues në Fier.
Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në bashkpëunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomike Financiare i DVP Fier, nga kontrollet në lokale të ndryshme, kanë goditur 3 raste të veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Për këto raste u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: E. M., 28 vjeç dhe A. N., 27 vjeç, të dy banues në Ballsh; A. P., 18 vjeç, banues në fshatin Kalenjë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 celularët që përdoreshin nga këta shtetas, për lojëra fati. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb