Pas 11 ditësh, 20 minuta të mbetur lojë – Roma shënon në fund dhe mposht Udinesen

5 months ago 4

Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1 në të mirë të mysafirëve.

Ndeshja e paraparë të zhvillohet me 14 prill, ishte ndërprerë në minutën e 69-të, pasi mbrojtësi i Romës, Evan Ndicka ishte rrëzuar në fushë.

Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë ndjeu dhimbje në gjoks dhe u ndihmua menjëherë nga shokët e skuadrës, por ndeshja nuk vazhdoi. Pas kontrolleve gjendja e mbrojtësi ishte e mirë.

Rezultati deri në ato momente ishte 1-1, ku fillimisht kishin shënuar vendasit me kapitenin Roberto Pereyra në mesin e pjesës së parë.

Por Roma kishte arriti të barazonte në pjesën e dytë me Romelu Lukakun në minutën e 64-të.

Il gol di Lukaku ⚽️#UdineseRoma ripartirà alle 20:00 👊#ASRoma pic.twitter.com/r3ghrzblNZ

— AS Roma (@OfficialASRoma) April 25, 2024

Ndeshja vazhdoi për më shumë se 20 minuta, nga aty ku kishte mbetur.

Gola të tjerë nuk kishte, deri në kohën shtesë, ku Bryan Cristiante gjeti golin e fitore për Romën.

🚨🇮🇹 CRISTANTE WINS IT FOR AS ROMA IN THE 94TH MINUTE! 😳pic.twitter.com/axHX5joo9h

— Tekkers Foot (@tekkersfoot) April 25, 2024

Ky barazim e mban Romën në vendin e pestë me 58 pikë, ndërsa Udinese është në pozitën e 17-të me 28 pikë. /Telegrafi/

Read Entire Article