Gjykata e Korçës ka lënë në burg 54-vjeçarin Shpëtim Çuko i cili pak ditë më parë ka plagosur me thikë djalin e tij 15-vjeçar.
54 vjeçari akuzohet për “Dhunë në familje”. Tre ditë më parë Shpëtim Çuko pas një debati të fortë që ka pasur me djalin e tij 15 vjeçar sipas policisë lokale ka plagosur djalin e tij me thikën e bukës dhe më pas ka qenë vetë ai që sëbashku me bashkëshorten e dërguan në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.
Burime pranë spitalit thanë se 15-vjeçari pasi ka marrë për 3 ditë mjekim në këtë spital është larguar drejt bansesës në fshatin Vreshtas. Shpëtim Çuko jeton në kushte të vështira ekonomike me gruan dhe djalin 15 vjeçar që është edhe fëmija i vetëm i familjes./vizionplus.tv