Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj takim kokë më kokë në Berlin me Presidentin e RFGJ-së Frank-Walter Steinmeier

4 months ago 13

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka zhvilluar një takim “kokë më kokë” në Berlin me presidentin e RFGJ-së Frank Ualter Steinmeier.

Begaj dhe Steinmeier kanë pasur diskutime për forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe integrimin e Shqipërisë në BE. Begaj ka shprehur falënderime Presidentit Steinmeier për kontributin në forcimin e marrëdhënieve dhe partneritetit mes dy vendeve.

Begaj tha në fjalën e tij se takimi është tregues i bashkëpunimit të shkëlqyer politik dhe i vëmendjes së vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Shqipërisë.

Begaj shtoi se Gjermania ka dhënë mbështetje për avancimin e reformave në Shqipëri dhe zhvillimin e vendit. “Garanci për mbështetjen e Gjermanisë për integrimin e Shqipërisë në BE. Gjermania, mbështetje për avancimin e reformave në Shqipëri dhe zhvillimin e vendit. Roli i Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor i pazëvendësueshëm përballë sfidave që komprometojnë të ardhmen Euroatlantik”, tha Begaj.

Po ashtu, Begaj u shpreh se duhet bashkëpunim i ngushtë rajonal. “E ardhmja evropiane udhërrëfyes për begatinë e rajonit”, deklaroi kreu i shtetit shqiptar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article