Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

5 months ago 4

Mbrëmë (e diel) u zhvillua El Clasico e fundit për këtë sezon mes Real Madridit dhe Barcelonës në tempullin ‘Santiago Bernabeu’.

Si në çdo takim tjetër mes këtyre dy skuadrave, edhe ky u përcoll me polemika të mëdha kryesisht për shkak të disa vendimeve që kishte marrë gjyqtari i ndeshjes Soto Grado.

Rasti më diskutabil ishte ai i Lamine Yamal, ku pretendohej se topi kishte kaluar vijën e portës, megjithëse gjyqtari kishte vendosur që kjo nuk qëndron.

Për hir të transparencës, Federata Spanjolle e Futbollit, ka bërë publike bisedën mes gjyqtarit kryesor të takimit, dhe gjyqtarit kryesor në VAR, Sanchez Martinez, ku aty mund të dëgjohet qartë arsyeja pse nuk u pranua goli i Lamine Yamal.

Gjyqtari i ndeshjes Soto Grado, kërkon nga VAR-i që ta shikojnë me qetësi rastin dhe kjo është përgjigja që ai merr nga ata.

“Trupi i Lunin po na mbulon të gjitha pamjet, kjo nuk funksionon për mua, as pamja tjetër nuk funksionon”, ka thënë Sanchez Martinez nga dhoma e VAR-it.

🚨 La RFEF responde al comunicado de LAPORTA y publica los audios de EL CLÁSICO:

❌ "NO tenemos ninguna EVIDENCIA de que el BALÓN haya ENTRADO".pic.twitter.com/xoNGat3a0X

— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) April 22, 2024

Soto Grado këmbëngul që ta rishikojnë me kujdes aksion duke thënë: Mos nxitoni, ne jemi përpara një vendimi shumë të rëndësishëm.

Përgjigja e VAR-it është se ‘nuk kemi më pamje’, por Soto Grado këmbëngul duke thënë se ‘gjëja më e mirë është të presësh’.

Në fund, Sanchez Martinez thotë se ‘nuk kemi asnjë provë që topi hyri brenda, është një goditje këndi’./Telegrafi/

Read Entire Article