Real Madrid dhe Barcelona luajnë ‘El Clasicon’ e fundit për këtë sezon

6 months ago 4

Live Derby Box: Real - Bar

Real Madrid dhe Barcelona luajnë ‘El Clasicon’ e fundit për këtë sezon

Real Madridi dhe Barcelona do të përballen sot (e diel) në La Liga, në atë që do të jetë ‘El Clasico’ numër 257 mes këtyre dy skuadrave.

Madrilenët hyjnë në këtë takim si favorit në letër, ndërsa së fundmi kanë mposhtur Manchester Cityn për t’u kualifikuar në gjysmfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa Barcelona ka pësuar nga PSG-ja.

Në tri përballjet e fundit mes këtyre dy skuadrave Real Madridi i ka fituar që të gjitha me rezultat 4-1, 2-1 dhe 4-0.

Ndeshja e fundit në ‘Santiago Bernabeu’ mes këtyre dy ekipeve kishte përfunduar me fitore minimale të Barcelonës me rezultat 1-0.

Para 52 min

“Ai është gati”, Ancelotti ka konfirmuar se top ylli është i gatshëm të startojë ndaj Barcelonës

E diela mund të jetë dita e madhe për Eder Militaon, i cili po i afrohet paraqitjes së tij të parë nga fillimi këtë sezon për Real Madridin.

Mbrojtësi brazilian është rikthyer përsëri në dispozicion të Carlo Ancelottit, pasi u rikthye nga një lëndim i rëndë që kishte pësuar në gju në gusht të vitit të kaluar, ndërsa kishte marrë disa minuta në katër ndeshjet e fundit.

Sidoqoftë, Ancelotti ka konfirmuar në konferencën e tij për shtyp se Militao është i gatshëm që të startojë ndaj Barcelonës.

Lexo lajmin e plotë…

Para 51 min

Të kritikuar për lojën që bën ndaj Cityt, Ancelotti tregon se çfarë do të bëjnë ndaj Barcelonës

Real Madridi mund të ketë siguruar vendin e tyre në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën, por performanca e tyre kundër Manchester Cityt në Etihad Stadium tërhoqi kritika të rëndësishme nga të gjitha anët.

Los Blancos kaluan në epërsi që herët përmes Rodrygo Goes, dhe pas atij momenti, ata qëndruan gjatë gjithë kohës në defanzivë. Ata ia dolën ta bënin këtë kur Kevin De Bruyne barazoi, por vetëm kaq, pasi përfunduan me penallti dhe Real Madrid do të fitonte 4-3.

Carlo Ancelotti ka adresuar kritikat e marra nga ai dhe lojtarët e tij në ditët e fundit. Duke folur për mediat përpara përballjes së El Clasico të së dielës, ai mbrojti stilin e lojës së skuadrës së tij në Mançester, sipas Diario AS.

Lexo lajmin e plotë…

Para 50 min

Xavi i bën thirrje lojtarëve të Barcelonës të përdorin zemërimin si motivim për El Clasico

Sezoni i Barcelonës mund të përfundojë sot (e diel) kur ata do të udhëtojnë në ‘Santiago Bernabeu’ për El Clasicon e tretë dhe të fundit për këtë sezon.

Real Madridi ka fituar dy takimet e fundit mes dy ekipeve, dhe nëse ata vazhdojnë rekordin 100 për qind të fitoreve, do të bënte që të udhëheqin me 11 pikë në krye, teksa kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në përfundim të kampionatit.

Barcelonës i ka mbetur të luftojë vetëm për titullin e La Ligas, pasi u eliminuan pak ditë më parë nga Liga e Kampionëve.

Lexo lajmin e plotë…

Para 48 min

“Nuk ka justifikime”, Xavi u mban fjalim lojtarëve të Barcelonës dhe anulon stërvitjen përpara El Clasicos

Barcelona po mendon se mund jenë gjashtë ndeshje mjaft të zymta pas El Clasicos nëse nuk mund të mposhtin Real Madridin në Santiago Bernabeu të dielën mbrëma.

Morali është ulur në Barcelonë pas eliminimit nga Liga e Kampionëve nga Paris Saint-Germain të martën, dhe ndërsa do të mbante një garë për titull në sferat e mundësive, duke reduktuar diferencën në pesë pikë mes të dyjave, do të ishte gjithashtu një pikë tjetër diskutimi.

Ndoshta është shansi i fundit i Xavi Hernandez për ta bërë këtë, dhe sipas Diario AS, trajneri u mbajti një fjalim lojtarëve të tij përpara seancës stërvitore të mëngjesit të sotëm (e enjte).

Lexo lajmin e plotë…

Para 46 min

Golashënuesit më të mirë në histori të El Clasicos

Në ndeshjet e El Clasicos, Messi ka shënuar 26 gola në karrierën e tij që është një rekord.

Ronaldo në anën tjetër ka shënuar 18 sosh, i dyti me më së shumti në histori të kësaj përballjeje së bashku me Alfredo Di Stefanon.

Portugezi ka shënuar gol në El Clasico çdo 141 minuta të luajtura, ndërsa Messi në anën tjetër ka shënuar çdo 151.54 minuta.

Sa i përket golave të shënuar nga ekipet, Barcelona qëndron më mirë me 521 gola të shënuar krahas 485 golave të shënuar nga Real Madridi.

Para 39 min

Renditja tabelare e të dyja skuadrave

Teksa kanë mbetur edhe shtatë ndeshje para përfundimit të kampionatit spanjoll, Real Madridi po ecën me hapa të sigurt drejt titullit kampion.

Pas 31 ndeshjeve të zhvilluara Real Madridi po udhëheq me 78 pikë të grumbulluara, ndërsa Barcelona pozicionohet në vendin e dytë me 70 pikë.

Në pesë ndeshjet e fundit në La Liga, Real Madridi ka katër fitore dhe një barazim, ndërsa njëjtë po ashtu ka bërë edhe Barcelona që ka katër fitore dhe një barazim në pesë takimet e tyre të fundit.

Një fitore e Barcelonës sonte do ta mbante të hapur deri në fund luftën për titull kampioni, ndërsa një fitore e Real Madridit do të thoshte një hap pranë titullit.

Para 32 min

Përballja e fundit mes këtyre dy skuadrave

Ndeshja e fundit mes këtyre dy skuadrave në La Liga ishte zhvilluar më datë 28 tetor të vitit të kaluar.

Real Madridi e fitoi atë ndeshje me rezultat të ngushtë 2-1, duke përmbysur epërsinë që Barcelona e kishte krijuar në pjesën e parë falë golit të Ilkay Gundogan në minutën e gjashtë.

‘Hero’ i madrilenëve në atë takim ishte anglezi Jude Bellingham i cili shënoi dy gola, fillimisht në minutën e 68-të për të barazuar rezultatin në 1-1, dhe pastaj në minutën e 92-të për t’i dhënë pikët e plota ekipit të tij.

Read Entire Article