Real Madridi ka vendosur se me cilin lojtar të Manchester Cityt do të nënshkruajë këtë verë

6 months ago 5

Real Madridi ka vendosur se cilin lojtar të Manchester Cityt duan ta transferojnë këtë verë pasi i eliminuan ata nga Liga e Kampionëve.

‘Los Blancos’ mposhtën ‘Qytetarët’ në penallti pas dy ndeshjeve dramatike që bënë që ndeshja të përfundonte me rezultat 4-4.

Gjiganti spanjoll është lidhur që një kohë me disa nga yjet e Man Cityt, dhe sipas një raportimi të fundit nga The Daily Star, ata tashmë janë të interesuar për Bernardo Silvën.

Reprezentuesi portugez ka tërhequr interesimin e disa nga klubet e mëdha evropiane për shkak të klauzolës së tij prej 50 milionë eurosh.

Së bashku me Real Madridin, edhe Barcelona, Bayern Munichu, Paris Saint-Germaini dhe Arsenali janë duke e monitoruar gjithashtu situatën e tij.

Sidoqoftë, raporti shton se në rast largimi nga Anglia, destinacioni i tij i preferuar për të vazhduar karrierën do të ishte Spanja.

29-vjeçari është një fytyrë e njohur për Real Madridin dhe Carlo Ancelottin, pasi janë takuar me njëri-tjetrin disa herë gjatë tri viteve të fundit.

Silva u transferua në Mançester në vitin 2017, pasi fitoi titullin në Francë me Monacon, si dhe pasi i udhëhoqi ata në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve./Telegrafi/

Read Entire Article