Refuzoi të luante për klubin, Werder Bremen i jep dënim shembullor mesfushorit Naby Keita

6 months ago 3

Werder Bremen ka pezulluar ish-mesfushorin e Liverpoolit, Naby Keita deri në fund të sezonit dhe gjithashtu e ka gjobitur lojtarin pasi ai refuzoi të luante për ta në humbjen e tyre ndaj Bayer Leverkusenit 5-0.

Pasi mësoi se nuk do të ishte në formacionin titullar, Keita refuzoi të udhëtonte me ekipin në stadium dhe ai vendosi të shkonte në shtëpi i vetëm.

Kjo ka bërë që Werder Bremen ta pezulloj mesfushorin e tyre deri në fund të sezonit, duke i dhënë edhe një gjobë të konsiderueshme.

“Werder Bremen e ka suspenduar Naby Keitan deri në fund të sezonit. Klubi gjithashtu i ka dhënë mesfushorit një gjobë të konsiderueshme”, thuhet në deklaratën e klubit.

“28-vjeçari nuk do të stërvitet më me skuadrën dhe as nuk do të jetë pjesë e zhveshtores së ekipit të parë”, ka njoftuar faqja zyrtare e Werder Bremen.

Clemens Fritz, drejtori sportiv i Werder Bremen tha se klubi nuk toleron sjellje të tilla dhe ka marrë këtë vendim.

SV Werder Bremen have suspended Naby Keïta until the end of the season.

The club have also handed the midfielder a substantial fine. The 28-year-old will no longer train with the team or be part of the first-team dressing room.#werder pic.twitter.com/CW1gTNKfMa

— SV Werder Bremen EN (@werderbremen_en) April 16, 2024

“Si klub, ne nuk do ta tolerojmë sjelljen e Naby. Ai e zhgënjeu skuadrën e tij në një kohë vështirësie që rrethon paraqitjen tonë të fundit të formës dhe disponueshmërisë së skuadrës dhe vendosi interesat e tij mbi ato të ekipit”.

“Ne nuk mund ta lejojmë këtë. Në këtë fazë të sezonit, ne kemi nevojë për fokus të plotë në ndeshjet e mbetura dhe një ekip që qëndron së bashku. Kjo është arsyeja pse ne kemi mbetur pa alternativë”, deklaroi Fritz. /Telegrafi/

🗣️ Clemens Fritz:

“As a club, we won’t tolerate Naby’s behaviour. He let his team down in a time of difficulty surrounding our recent run of form and squad availability, and put his own interests above those of the team. We can’t allow that."#werder pic.twitter.com/AyG5MDH5GN

— SV Werder Bremen EN (@werderbremen_en) April 16, 2024

Read Entire Article