Rey Manaj shënon në fund për t’i dhënë një goditje të madhe Fenerbahces në luftën për titull

5 months ago 3

Sivasspori dhe Fenerbahce u përballën sot (e hënë) në kuadër të javës së 33-të në elitën e futbollit turk.

Në këtë ndeshje ndonëse Fenerbahce hyri si favorit i madh në lehtë, në fund nuk doli ashtu pasi Sivasspori arriti që të shkëpusë një pikë nga ky takim.

Penalltinë të cilën e fitoi vet në minutën e 91-të, e shndërroi në gol Rey Manaj për të bërë që rezultati përfundimtar i takimit të jetë 2-2.

Mysafirët kaluan në avantazh fillimisht përmes Fred, pastaj Sivasspori barazoi shifrat me anë të Bengali-Fode Koita.

Sivasspor 2-2 Fenerbahçe

Rey Manaj converts penalty!pic.twitter.com/9IqtmIIEUP

— FootColic ⚽️ (@FootColic) April 22, 2024

Fenerbahce mori edhe një herë tjetër avantazhin me anë të golit të Irfan Can Kahveci, por në çastet e fundit të takimit Manaj u bë ‘hero’ i Sivassporit, duke ia mundësuar që të fitojnë një pikë nga ky takim.

Manaj po kalon në një formë të jashtëzakonshme këtë sezon, teksa ky ishte goli i tij i 17-të këtë sezon në Superligën e Turqisë./Telegrafi/

Read Entire Article