Roma shumë e fortë për Milanin, fiton në Olimpico edhe pse luajti për 60 minuta me dhjetë lojtarë

6 months ago 15

Roma ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Milanit, kësaj radhe 2-1, për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Romakët e Daniele De Rossit kishin fituar edhe në ndeshjen e parë me rezultat 1-0 në “San Siro” dhe kështu me rezultat 3-1 në total kaluan tutje.

Sikurse në ndeshjen e parë edhe në Olimpico, golin e parë e shënoi Gianluca Mancini për 1-0 në minutën e 12-të.

Pas dhjetë minutash, Paulo Dybala me një goditje shumë të bukur mposhti portierin e Milanit për 2-0.

Atletico plz bring Dybala to La Liga https://t.co/ZXptmodYRm

— 🦈 (@diii_e) April 18, 2024

Roma mbeti me dhjetë lojtarë në fushë në minutën e 31-të, kur Zeki Celik u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Si chiude il primo tempo. Siamo avanti grazie ai gol di Mancini e Dybala 🔥

Siamo anche in 10 per il rosso a Celik.

🟨 FORZA GRANDE ROMA! 🟥#RomaMilan #UEL pic.twitter.com/W1EqFdjzBD

— AS Roma (@OfficialASRoma) April 18, 2024

Edhe pse me dhjetë lojtarë në fushë, Roma kishte më shumë nga loja dhe në pjesën e dytë rreziko me Leandro Spinazzolan dhe Tammy Abraham.

Krejt çka bëri Milani ishte një gol me Matteo Gabbian në minutën e 85-të, pas asistimit të Rafael Leaos për 2-1.

⚽️ MANCINI
⚽️ DYBALA
🟥 Più di un'ora in dieci
🔥 PASSIAMO NOI!#RomaMilan 2-1 (3-1) #UEL pic.twitter.com/BakZ9JCNP3

— AS Roma (@OfficialASRoma) April 18, 2024

Roma ruajti epërsinë dhe me dy fitore nga dy ndeshje, kalon tutje në gjysmëfinale të Ligës së Evropës. /Telegrafi/

Read Entire Article