Ronaldo merr një dënim ‘qesharak’ për shkak të kartonit të kuq dhe tentativës për të goditur gjyqtarin

6 months ago 3

Cristiano Ronaldo mësoi dënimin për incidentet që bëri në ndeshjen gjysmëfinale të Superkupës së Arabisë Saudite kundër Al-Hilal.

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Arabisë Saudite (SAFF) e ka pezulluar Ronaldon me dy ndeshje për shkak të kartonit të kuq dhe tentativës për të goditur gjyqtarin gjatë ndeshjes kundër Al-Hilal.

Al-Nassr u eliminua në gjysmëfinale të Superkupës së Arabisë Saudite nga Al-Hilal me rezultat 2-1, dhe në minutën e 86-të Ronaldo mori karton të kuq kur goditi dy herë me bërryl një lojtar kundërshtar dhe më pas shtrëngoi grushtin me qëllimin për të goditur gjyqtarin, por në momentin e fundit, për fat, ndryshoi mendje.

🚨 The Crowd Started chanting "Messi, Messi" in front of Cristiano Ronaldo after he Recieved a Red Card for punching a Al Hilal's player 😭😭😭pic.twitter.com/FKAei3AMPY

— ACE (fan) (@FCB_ACEE) April 8, 2024

Komisioni disiplinor i SAFF e pezulloi kështu Ronaldon për ndeshjet e ligës së Al-Nassr kundër Al-Feiha (19 prill), dhe Al-Khalee (27 prill).

Përveç pezullimit me dy ndeshje, Ronaldo u gjobit edhe me 5500 euro, që shumë e interpretuan si një gjobë jashtëzakonisht të vogël. /Telegrafi/

Read Entire Article