Rrahën dy persona nga Liqeni Artificial, një i arrestuar, procedohet një tjetër

4 months ago 4

Një sherr ka ndodhur ditën e djeshme  në zonën e Liqenit Artificial.

Një persona ka përfunduar në pranga dhe një tjetër është proceduar, pasi kanë rrahur dy shtetas.

Si pasojë e konfliktit, prej tyre është rrëzuar në një shkallë betoni dhe si pasojë është dëmtuar dhe ka përfunduar në spital.

Njoftimi: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin F. M., 46 vjeç, banues në Tiranë, si dhe referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit Xh. B., 34 vjeç banues në Tiranë. Ditën e djeshme, në orën 19:00, te liqeni artificial, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte, për motive të dobëta, shtetasit A. M., 50 vjeç dhe R. C., 26 vjeç. Gjatë konfliktit, shtetasi R. C. është rrëzuar në një shkallë betoni dhe si pasojë është dëmtuar. Aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article