Shkëlqeu me paraqitjen e tij ndaj Sheffieldit, Aro Muric në formacionin e javës në Ligën Premier

5 months ago 9

Ka përfunduar xhiro e 30-të në Ligën Premier, ku ekipet e mëdha si Arsenali dhe Liverpooli nuk gabuan dhe vazhduan me fitore.

Megjithatë, në xhiron e 34-të do të mbahet mend portieri kosovar Aro Muric i cili shkëlqeu me paraqitjen e tij ndaj Sheffield United duke marrë notën 9.0 për paraqitjen e tij të jashtëzakonshme, e cila në fund përfundoi me rezultat 4-1 në të mirë të Burnleyt.

Reprezentuesi kosovar bëri 10 pritje në këtë sfidë duke bërë një ndër paraqitjet e tij më të mira këtë sezon në Ligën Premier dhe duke zënë vend në formacionin e javës të Ligës Premier.

Alan Shearer’s Team of the Week is in 🔐

How many of his choices do you agree with? pic.twitter.com/1HjdXUr1J4

— Premier League (@premierleague) April 22, 2024

Përveç Aros, në mbrojtje rreshtohen emra si Trent Alexander-Arnold (Liverpool),  Jarrad Branthwaite (Everton) dhe bashkëlojtari i tij Lorenz Assignon (Burnley).

Në mesfushë dhe në sulm kemi yje si Declan Rice, Eberechi Eze, Yoane Ëissa dhe Ollie Ëatkins me këtë të fundit që po shkëlqen me gola këtë sezon./Telegrafi/

Read Entire Article