Një shpërthim tritoli ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Lushnjes. Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se është hera e katërt që ka shpërthim tritoli në të njëjtën banesë private në lagjen 18 tetori.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 21:45 të së dielës.
Nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale. Policia po heton ngjarjen.
Njoftimi:
Rreth orës 22:00, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, pranë banesës së shtetases R. T.,(e cila është e pabanuar), është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Po kqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve
/Vizionplus.tv/