Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka publikuar një video, ku shihet së bashku me Viktor Tushën, teksa ky i fundit punon si fermer.
Meta shprehet se Tusha u bë një fermer, i detyruar nga shpopullimi. Sipas tij, Partia e Lirisë nesër në pushtet do të japë për punonjësit e bujqësisë pagesë direkte 1000 euro/hektar dhe ndihma të tjera financiare.
“Shpopullimi dhe largimi i fuqisë punëtore e detyroi Viktor Tushën të bëhet një fermer “i detyruar”, përveçse një drejtues politik i talentuar.
Me këtë rast e siguroj Viktorin, por edhe të gjithë fermerët që merren me vreshtari se me Partinë e Lirisë nesër në qeverisje do të përfitojnë pagesë direkte 1000 Euro/hektar ose 100 Euro/dynym, bashkë me shumë ndihma dhe mbështetje konkrete financiare.
Pa mbështetur Bujqësinë dhe Blegtorinë nuk e ndalim dot shpopullimin dhe nuk e bëjmë dot Shqipërinë me 4 milion shqiptarë plus.
Shqiptarë, bëhuni gati të ktheheni në tokat tuaja të begata dhe të largojmë Lugatin”, shkruan Meta.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb