Shumë raste, por nuk ka gola në Gjermani: Mbyllet pjesa e parë mes Bayernit dhe Arsenalit

6 months ago 2

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes së dytë çerekfinale mes Bayern Munichut dhe Arsenalit në Ligën e Kampionëve.

Bavarezët e nisën më mirë ndeshjen, duke sulmuar portën e Gunners, por që ishin pafat.

Në minutën e 25-të, Jamal Musial krijoi rastin e parë serioz, por që David Raya ishte i vëmendshëm.

Richtig gute Gelegenheit! Wir sind dran! 😱

🔴⚪ #FCBARS | 0-0 | 25' ✨

— FC Bayern München (@FCBayern) April 17, 2024

Gjashtë minuta më vonë, Topçinjtë krijuan po ashtu rastin e parë me anë të Martin Odegaard, mirëpo as ky nuk e befasoi Manuel Neuerin.

Edhe Gabriel Martinelli (32’) tentoi ta befasonte legjendën e Bayernit, por që sërish ky i fundit ishte në nivelin e detyrës.

Puhhhhhh! Manu ist da! 🐐

🔴⚪ #FCBARS | 0-0 | 32' ✨

— FC Bayern München (@FCBayern) April 17, 2024

Arsenali vazhdoi të tregonte më shuam nga loja, por që dy skuadrat kishin një paraqitje të barabartë në këta 45 minutat e parë.

Padyshim se në pjesën e dytë do të ketë së paku një gol, duke ditur se ndeshja e parë ka përfunduar 2-2 në Londër dhe dy ekipet do synojnë të shmangin vazhdimet dhe penalltitë. /Telegrafi/

Read Entire Article