Skandali te Onkologjiku, Tritan Shehu: Sistemi shëndetësor kokëposhtë, politika anti-humane

4 months ago 5

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar lidhur me skandalin ku janë përfshirë mjekë të Onkologjikut në QSUNT, ndërsa e konsideron atë pasojë të politikave anti-humane.

Shehu shkruan në rrjetet sociale se ajo çfarë ndodhi te Onkologjiku është pasojë e vendosjes kokëposhtë të sistemit të shëndetësisë.

Sipas deputetit, sot kemi një sistem shëndetësor thellësisht të varfër e anti-social, jo në funksion të qytetarit e pacientit.

Postimi nga Tritan Shehu

Ngjarjet ne Onkologji, pasoje e politikave anti humane te rregjimit.

Tentativat per te anatemuar tashti mjeket e personelin, jane pasoje e frikes se rregjimit nga e verteta.

Ajo cfare ndodhi aty vjen si pasoje e vendosjes “kokeposhte” te sistemit te shendetesise.

Te nje shendetesie thellesisht te varfer e anti sociale.

Ku dhe ato vlera te pakta perfundojne per PPP korruptive.

Jo ne funksion te qytetarit e pacientit, te larguar nga ata, me vendosjen e  tij ne funksion te interesave te atyre, qe nen genjeshtren “shendetesi falas” e kthyen ne nje sistem me moton:

O paguaj o vdis.

Ku vdes nga nje tromb cerebral nqs nuk paguan 30 mije E, ku duhet te presesh vite per nje proteze ose do te paguash per ate, ku vdekshmeria nga tumoret eshte 70% kundrejt realitetit 30% te BE.

Ku egziston nje amulli e vertete, ku onkologjia eshte krejt e amortizuar e mjeket vizitojne disa ne nje dhome, pacientet presin ne 40 grade nxehtesi, kemiot vijne me periudha, ku metodat moderne te trajtimit individual te tumoreve nuk aplikohen.

Ku medikamentet e sigurta gjenden vetem kontrabende se tregu, lista e rimbursimeve eshte mbushur me medikamente te origjines jo te sigurte, etj, etj.

Keto jane shkaqet e amullise se thelle, nxitese edhe e fenomeneve koruptive.

Dhe per te risjelle ne vlerat e funksionet e tij kete sistem te shkallmuar tashme..

Duhet permbysur ky rregjim, sepse ai eshte shkaktari e perfituesi i kesaj katastrofe.

Mjeket e personeli, qe ne teresi punojne me pasion e devocion jane edhe viktimat e ketij sistemi ne kolaps.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article