Struga vazhdon kryesimin në Superligën e Maqedonisë, Shkupi dhe Shkëndija e ndjekin

6 months ago 4

Superliga e Maqedonisë së Veriut vazhdon të dominohet nga ekipet shqiptare, me Strugën që nuk e lëshon kreun dhe ndjeket nga dy ekipet tjera shqiptare, Shkupi dhe Shkëndija.  

Në xhiron e fundit apo të 28-të në kampionatin e Maqedonisë, Struga mori fitore ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit dhe vazhdon kryesimin në renditje me 58 pikë, tre më shumë se Shkupi që barazoi me Sileksin dhe pesë më shumë se Shkëndija që humbi në ndeshjen e fundit nga Tikveshi.

Pikërisht ekipi nga Kavadari ka bërë një lëvizje në renditje, ku pas triumfit ndaj Shkëndijës është ngjitur në pozitën e katërt me 39 pikë, duke lënë pas vetes Sileksin me 38 pikë dhe Gostivarin me 37 pikë.

Në pozitën e shtatë vjen Brera Strumica me 34 pikë në konto, po aq sa ka edhe Rabotniçki.

Me fitoren ndaj Vardarit, Voska Sport ka marrë vendin e nëntë me 31 pikë dhe lë pas vetes ekipin nga kryeqyteti me 29 pikë dhe Bregallnicën (26 pikë) e Makedonija Gjorçe Petrovin (25 pikë).

Xhiroja e radhës në Superligën e Maqedonisë është me 28 prill. /Telegrafi/

Read Entire Article