Tifozët e Real Madrid për pak sa nuk patën një atak në zemër rreth gjysmë ore gjatë përplasjes me Barcelonën kur Andriy Lunin duhej të largonte topin nga vija e portës.
Goditja e Lamine Yamal dukej se kishte kaluar mes shtyllave, por nuk u pranua pasi nuk ishte e qartë nëse e kaloi vijën.
Duke shtuar dramën, zyrtarët e ndeshjes nuk mund ta kontrollonin sepse nuk ka teknologji të vijës së portës në Spanjë.
Po, e keni lexuar mirë, një nga ligat më të mëdha të Evropës nuk ka një teknologji që të tjerët e kanë përdorur për më shumë se një dekadë tani.
Megjithatë, Canal + ndërhyri për të hedhur pak dritë mbi situatën.
Televizioni francez konfirmoi se topi nuk kaloi vijën dhe me të drejtë nuk u lejua.
Real Madridi ka mposhtur Barcelonën me rezultat 3-2. /Telegrafi/