Tifozët e Barcelonës bën thirrje të turpshme ndaj Vinicius Jr para ndeshjes me PSG-në

6 months ago 3

Disa tifozë të Barcelonës kanë bërë thirrje të turpshme jashtë stadiumit për yllin brazilian të Real Madridit, Vinicius Jr.

Katalunasit ishin nikoqir të PSG-së në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve ku u mposhtën me rezultat të thellë 1-4.

Janë publikuar pamjet në rrjetet sociale ku një numër i madh i tifozëve katalunas kanë kënduar në kor “Vinicius vdis”, video që është kritikuar shumë.

Megjithatë, një pjesë e tifozëve të klubit shfrytëzuan rastin për të sulmuar sërish Vinicius dhe kjo gjë nuk është diçka e re.

Gjatë paradës së tyre të titullit vitin e kaluar, disa u dëgjuan duke brohoritur ‘Vinicius vdis’ derisa Barcelona po festonte titullin e 27 në La Liga.

Rivaliteti mes Barcelonës dhe Real Madridit nuk ndalet kurrë, por thirrjet e tifozëve katalunas për vdekjen e një futbollisti janë të tepërta. /Telegrafi/

‼️🗣️ Gritos de 'VINICIUS MUÉRETE' de los seguidores del Barça que esperan al equipo antes del partido de #UCL pic.twitter.com/IjGthWW7O7

— Carrusel Deportivo (@carrusel) April 16, 2024

Read Entire Article