U fut vetëm për penalltinë, gabimi i Bonuccit fatal për Fenerbahcen

6 months ago 4

Fenerbahce pësoi një eliminim të dhimbshëm nga Olympiacosi në çerekfinalet e Conference League.

Skuadra greke avancoi mes katër skuadrave më të mira falë goditjeve të penalltive.
3-3 ishte rezultati i përgjithshëm i dy dueleve, teksa lotarinë nga pika e bardhë e fitoi ekipi nga Pireu. Që iu fal tri pritjeve të Konstantinos Tzolakis për t’u kualifikuar.

Portieri 21-vjeçar grushtoi goditjet e Dusan Tadic, Cengiz Under dhe Leonardo Bonuccit. Pikërisht ky i fundit, i njohur si gjuajtës i mirë i penalltive, u fut në fushë në minutën e 120+2’.
Thjesht për të goditur penalltinë, por dështoi duke mos arritur të mposhtte “gardianin” grek. Gafë që rezultoi fatale, pasi Olympiacosi nisi festën pas gabimit të mbrojtësit italian.
Dy gjysmëfinalet e Conference League janë Aston Villa-Olympiacos dhe Club Brugge-Fiorentina.

Read Entire Article