Një trup i pajetë u gjet ditën e djeshme në liqenin e Fierzës.
Policia njoftoi se viktima nuk ishte identifikuar. por se mendohej të ishte një grua rreth 33-vjeçe, ndërsa nuk iu gjetën shenja dhune në trup.
Policia ka njoftuar sot se viktima është identifikuar, si shtetasja me inicialet E. A., 30 vjeçe, banuese në Pojan, Korçë.
Njoftimi:
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një shtetase që u konstatua e pajetë në vendin e quajtur “Shtrazë”, në bregun e liqenit të Fierzës, ju informojmë se u bë i mundur identifikimi i shtetases E. A., 30 vjeçe, banuese në Pojan, Korçë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb