“Unë nuk jam një milioner” – Futbollisti i Malagas kapet nga kamerat duke ia shitur fanellën një tifozi

6 months ago 4

Momenti befasues mes një tifozi dhe lojtarit të Malaga CF, Dani Lorenzo, është bërë viral në rrjetet sociale.

Pas fitores 1-0 të Malagas ndaj Atletico Madrid B në Ligën e Tretë të Spanjës,, një tifoz i kërkoi Lorenzos fanellën e tij të veshur nga ndeshja ndërsa lojtarët përshëndetën tifozët.

Megjithatë, Lorenzo shpjegoi se ai nuk mund të dhuronte fanella për shkak të rregullave të klubit.

Por mbështetësi i përkushtuar nuk u dorëzua, ai i tha se do ta blinte fanellën dhe ia dha 50 euro, ku ky moment është kapur nga kamerat.

No había visto las explicaciones de Dani Lorenzo: "Me pilló tan de sorpresa que me ofreciera 50 euros que reaccioné de la forma más natural. Ahora, pienso que no debía cogerlo"

🎥 @elchiringuitotv pic.twitter.com/8k9brNrcn2

— David Picón (@DvdPicon) April 15, 2024

I befasuar nga gjesti, i kapur në TV dhe i shpërndarë në El Chiringuito, Lorenzo pranoi paratë dhe shkëmbimi përfundoi.

21-vjeçari tha pas ndeshjes se nuk është milioner dhe se nuk kanë të drejtë t’i shpërndajnë fanellat.

“Ndodhi kaq shpejt. Vetëm që njerëzit të kuptojnë, ne jemi në Primera RFEF, unë nuk jam milioner, do të doja të isha. Na është dhënë një numër i kufizuar bluzash për t’i dhuruar dhe unë tashmë e kisha shpërndarë ato. Pas çdo fanelle tjetër klubi na ka thënë se duhet t’i paguajmë vetë”, tha talenti spanjoll.

İspanya 3. Ligi'nde mücadele eden Malaga'nın Dani Lorenzo, formasını taraftara 50 Euro karşılığında sattı.

Özür dileyen Dani: "Kulüp formalar için bizden para alıyor, taraftarın forma için para teklif etmesi bana normal gözüktü."pic.twitter.com/GLENdkDLDN

— Buzz Spor (@buzzspor) April 15, 2024

“Këtë ia përmenda tifozit në tribunë dhe më ofroi 50 euro. Më kapi në befasi dhe reagova instinktivisht për ta pranuar dhe për t’ia dhënë fanellën”, shpjegoi futbollisti spanjoll. /Telegrafi/

Read Entire Article