Vazhdojnë sukseset për gjyqtarin nga Kosova, Bekim Zogaj: Delegohet për ndeshjet e Kampionatit Evropian

5 months ago 5

 Delegohet për ndeshjet e Kampionatit Evropian

Bekim Zogaj do të jetë pjesë e Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’ që do të zhvillohet në Gjermani këtë vit.

Gjyqtari anësorë nga Kosova ka një karrierë të mrekullueshme në Zvicër.

Ai është i pajisur me stemë të FIFA-s dhe shpesh herë gjykon skuadrat më të mëdha evropiane në Ligën e Kampionëve.

Zogaj është përzgjedhur nga UEFA si një nga gjyqtarët që do të ndajë drejtësinë në Euro 2024.

“Nderë dhe privilegj përzgjedhja si asistent në Kampionatin Evropian 2024 në Gjermani”, ka shkruar Zogaj në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Read Entire Article