Vazhdon ‘magjia’ e Leo Messit – argjentinasi shkëlqen me dy gola dhe një asistim në fitoren e Inter Miamit

6 months ago 5

Lionel Messi ka shënuar dy gola duke çuar në 7 numrin e golave të shënuar në MLS teksa bëri edhe një asistim në fitoren e Inter Miamit me rezultat 3-1 ndaj Nashville.

Kjo ishte hera e dytë këtë sezon që Messi shënon dopietë pasi paraprakisht kishte shënuar dy gola ndaj Orlandos më 2 mars.

Argjentinasi tani ka regjistruar një statistikë mjaft impresive pasi ka shënuar një gol ose ka bërë një asistim në gjashtë ndeshjet e fundit në ligë që ka luajtur.

Sergio Busquets po ashtu shënoi golin e tij të parë për Miamin që prej se iu bashkua atyre nga Barcelona verën e kaluar, duke u asistuar pikërisht nga Messi.

LIONEL MESSI CONVERTS HIS PENALTY, BRACE FROM MESSI 🐐pic.twitter.com/MO9hxN82vQ

— L/M Football (@lmfootbalI) April 21, 2024

Inter Miami është i pamposhtur në pesë ndeshjet direkte ndaj Nashville që prej transferimit të Messit, duke vazhduar gjithashtu në pozitën e parë në Konferencën Lindore.

Ish-bashkëlojtari i Messit tek Barcelona, Jordi Alba, nuk u paraqit në këtë takim për shkak të një lëndimi muskulor.

Ndeshja e radhës për Messin dhe Inter Miamin do të jetë të shtunën e ardhshme, ku do të luajnë si mysafir i New England./Telegrafi/

Lionel Messi vs Nashville

Exceptional once again. 🇦🇷👑pic.twitter.com/ouzVPi8LhD

— Stop That Messi (@stopthatmessiii) April 21, 2024

Read Entire Article