Vetëm një fjalë – Bellingham përshkruan në mënyrën më të mirë të mundshme paraqitjen e Lucas Vazquez në El Clasico

6 months ago 13

Jude Bellingham ka qenë hero i Real Madridit në El Clasico, pasi ka shënuar në minutat shtesë golin e fitores 3-2 ndaj Barcelonës.

Megjithatë një tjetër futbollist bëri paraqitje të jashtëzakonshme në El Clasico dhe ai është spanjolli Lucas Vazquez i cili ishte i pandalshëm.

Lucas Vazquez dha një performancë të mrekullueshme kundër Barcelonës, duke fituar një penallti, duke shënuar një gol dhe duke asistuar golin fituese të Jude Bellingham dhe ishte më meritori që Reali fitoi 3-2.

Pas ndeshjes, mesfushori anglez, Jude Bellingham shkroi publikisht për spanjollin, duke e konsideruar atë një legjendë të skuadrës kryeqytetase.

“Lucas Vazquez, ti je një legjendë”, ka shkruar Bellingham në rrjetin social X, derisa postimi i tij ka marrë mijëra pëlqime.

Lucas Vazquez you fucking legend.

— Jude Bellingham (@BellinghamJude) April 21, 2024

32-vjeçari është produkt i Akademisë së Real madridit, derisa është pjesë e ekipit të parë që nga viti 2015 dhe në fund të sezonit ai mbetet lojtar i lirë.

Por pas paraqitjeve fantastike ndaj Cityt dhe Barcelonës, sigurisht që Vazquez e meriton një kontratë të re nga Real Madridi. /Telegrafi/

Read Entire Article