Tifozët shqiptarë dhe kroatë në Europianin e Gjermanisë janë shembullorë. Grupet e tifozerisë shihen duken festuar së bashku në rrugët dhe bar-et e qyteteve gjermane. Ndryshe nga sa kemi parë mes tifozerive të Anglisë dhe Serbisë si dhe Turqisë e Gjeorgjisë ku nuk kanë munguar aktet e dhunshme.
Ata e quajnë njëri-tjetrin “vëlla”. Në bluzën e një tifozi kuqezi shkruhet: “Vëllai pranë vëllait, shqiptari pranë kroatit”. Nuk mungojnë as thirrjet në kor kundër Serbisë dhe kombëtares së këtij vendi.
Sot Shqipëria dhe Kroacia do të luajnë ndeshjen e dytë për finalet e Europianit, por rivaliteti duket se do të jetë vetëm në fushën e blertë. Në shkallët e stadiumit do të mbizotërojë festa mes dy tifozerive.
Si Shqipëria ashtu edhe Kroacia kanë humbur ndeshjen e parë, respektivisht përballë Italisë 1:2 dhe Spanjës 0:3.Ndeshja e dytë në grupe duket përcaktuese për të ardhmen e të dy kombëtareve në këtë europian.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb