Vrasja në Pogradec, Tabaku: KLP e ILD të hetojnë, pati bashkëpunim mes institucioneve për të fshehur ngjarjen

2 months ago 9

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka reaguar lidhur me vrasjen e ndodhur në Pogradec pasditen e së shtunës, ku një 42-vjeçar, babai i dy fëmijëve, humbi jetën si pasojë e dhunës.

Tabaku shkruan në rrjetet sociale se nëse i referohemi dëshmive dhe deklaratave kontradiktore të institucioneve shtetërore në lidhje me ngjarjen më shumë se sa një dëshmi e propagandës së dështuar tregon një shtet jo serioz dhe një bashkëpunim për të fshehur ngarjen.

“Të reagosh për një vrasje ku institucionet qeveritare kthehen në bashkëpunëtorë për sasinë e lajmeve kontradiktore që nxjerrin nuk është politikë. Pasi politikë quhet kur përpiqesh të përdorësh forcën e qeverisë dhe institucionin e policisë për t’i pikturuar ngjarjet sipas interesit të momentit.

Madje e djeshmja ka treguar që policia jo rrallë ka qenë më e gatshme të mbulojë gabimet e saj se sa të zbardhë të vërtetën. Prandaj jo kushdo reagon në emër të pushtetit edhe pse ka plot politikanë që fshihen si struci për ta ruajtur atë”, shprehet Tabaku.

Reagimi i Jorida Tabakut

Në një vend normal, ku jeta e njeriut është gjëja më e çmuar, shefi i policisë dhe drejtori urgjencës do duhet të kishin reaguar menjëherë për rastin e vrasjes së një qytetari siç ndodhi në Pogradec.

Në një vend fasadë dhe propagande ku synim është kontrolli i mendimit qytetar ata reagojnë pak përpara kryeministrit. Ndryshimi mes dy vendeve është si nata me ditën.

Nuk kam ndërmend të hyjë fare detajeve në imtësi, koha dhe besoj hetimi i prokurorisë, KLP dhe ILD duhet ta zbulojnë. Madje duke i shkuar edhe më tej dëshmive dhe deklaratave kontradiktore të institucioneve shtetërore në lidhje me ngjarjen më shumë se sa një dëshmi e propagandës së dështuar tregon një shtet jo serioz dhe një bashkëpunim për të fshehur ngarjen.

Policia, prokuroria dhe gjykata!

Të reagosh për një vrasje ku institucionet qeveritare kthehen në bashkëpunëtorë për sasinë e lajmeve kontradiktore që nxjerrin nuk është politikë. Pasi politikë quhet kur përpiqesh të përdorësh forcën e qeverisë dhe institucionin e policisë për t’i pikturuar ngjarjet sipas interesit të momentit.

Madje e djeshmja ka treguar që policia jo rrallë ka qenë më e gatshme të mbulojë gabimet e saj se sa të zbardhë të vërtetën. Prandaj jo kushdo reagon në emër të pushtetit edhe pse ka plot politikanë që fshihen si struci për ta ruajtur atë.

Së fundi por jo nga rëndësia; një ndjesë dhe ngushëllim familjes që nuk e ka pranë djalin, babain dhe të afërmin e saj. Me shpresën se drejtësia do të vendoset për përgjegjësit!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article