Zbulohet arsyeja pse Man City vendosi të shesë Cole Palmer për të cilën Guardiola mund të pendohet

6 months ago 4

Një aryse e fshehtë që ka kontribuar në vendimin e Manchester Cityt për të shitur Cole Palmer ka dalur në dritë, dhe Pep Guardiola mund të jetë penduar për këtë.

Shumë tifozë mbetën të habitur kur Cole Palmer vendosi që të kalojë nga City tek Chelsea verën e kaluar, por ai padyshim ka qenë blerja më e mirë e sezonit në Ligën Premier.

Palmer e ka dëshmuar shumën prej 42 milionë eurove që u pagua për kartonin e tij, pasi deri më tani ka shënuar 25 gola dhe ka dhuruar 13 asistime në të gjitha garat.

Ai është momentalisht golashënuesi më i mirë në Ligën Premier, ku pranë tij gjendet ish-bashkëlojtari Erling Haaland me 20 gola.

City dëshiroi që ta mbante Palmerin dhe i premtuan atij më shumë minuta pasi Mahrez vendosi që t’i bashkohet Al-Ahli në Arabinë Saudite, por talenti anglez tashmë kishte vendosur për largimin nga klubi.

Sipas The Athletic, teksa po i afroheshim verës, City kishte konsideruar mundësinë e huazimit të Palmer për shkak të një arsyeje kryesore.

Guardiola dhe stafi i tij kishin besuar se vetëbesimi i Palmer kishte rënë dukshëm në krahasim me vitin e kaluar dhe gjuha e tij e trupit po e reflektonte këtë. Një teori ishte se Palmer ka vuajtur nga largimi i asistentit të Guardiolës, Juanma Lillo në 2022, i cili e ndihmoi atë të zhvillohej dhe të merrte minuta me ekipin e parë.

City po planifikonin që ta çonin Palmerin në huazim në përpjekje për t’ia rikthyer vetëbesimin dhe ta ndihmojnë të rikuperojë versionin e tij më të mirë, diçka që ai tashmë ka arritur ta bëjë tek Chelsea./Telegrafi/

Read Entire Article